• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska- Stojçevska: Të anulohet vendimi për konservim të objektit tek “Spitali ushtarak”

Kostadinovska- Stojçevska: Të anulohet vendimi për konservim të objektit tek “Spitali ushtarak”

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinovska-Stojçevska sot në pyetjen e gazetarëve në lidhje me ndërtimin e ndërtesës shumëkatëshe pranë "Spitalit ushtarak" në Shkup tha se e ka marrë Raportin nga grupi punues i Ministrisë dhe se ka vepruar sipas saj.

"Në raport thuhet se vendimi i lëshuar për konservim nuk është në përputhje me Rregulloren ekzistuese sipas Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe prandaj lëndën e kthejmë prapa te organi i shkallës së parë, më saktësisht Qendrës për konservim – Shkup dhe presim që ai miratim të anulohet sot", tha Kostadinovska-Stojçevska gjatë inspektimit të aktiviteteve ndërtimore të Sallës universale. 

Kostandinovska-Stojçevska sqaroi se grupi punues, sipas kompetencave të tij, ka mbikëqyrur aspektin formal-juridik të mendimit konservativ të lëshuar nga Qendra për konservim - Shkup. Ajo tha se nuk bëhet fjalë për zvarritje të procesit, por që në rastin dhe një institucion tjetër kompetent, ndërsa ajo është Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore është thirrur të veprojë dhe të bëjë mbikëqyrje, sepse ata bëjnë mbikëqyrje në raport me Ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

"Ata inspektorë, siç thashë javën e kaluar, për arsye të panjohura për momentin nuk kanë dalë në terren, deri dje kanë qenë në Institucionin Nacional Qendra për Konservim – Shkup dhe përmbajtjen e mendimit të tyre nuk e kam të njohur, por se çfarë ishte në domenin tonë pas gjithë dokumentacionit që u mblodh sot i'a drejtuam Institucionit Nacional Qendra për Konservim - Shkup, biseduam me u.d. drejtoreshën  dhe presim që gjatë ditëve në vijim, si organ i shkallës së parë, siç ka marrë vendimin ashtu edhe ta anulojë atë", shtoi ministrja. 

Kostandinovska-Stojçevska theksoi se nga ana e ekspertizës për përmbajtjen e miratimit konservativ për parcelën në afërsi të “Spitalit ushtarak” kompetent janë institucionet profesionale në këtë fushë. qa/

Foto: Ministria e Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR