• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska - Stojçevska: Statusi i UNESKO-s mbetet, mbeten edhe rekomandimet për ruajtjen e tij

Kostadinovska - Stojçevska: Statusi i UNESKO-s mbetet, mbeten edhe rekomandimet për ruajtjen e tij

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Komiteti për trashëgimi kulturore i UNESKO-s e çmon lartë miratimin e planit strategjik bashkë me Republikën e Shqipërisë, si konfirmim për qëllimet tona të sinqerta për ruajtjen e statusit dhe gatishmërisë që të punojë në vend dhe bashkëpunim intensiv. Statusi prestigjioz na mbetet, por mbeten edhe rekomandimet për ruajtjen e tij, theksoi sot në konferencë për media ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska. 

Ajo konfirmoi se rekomandimet nuk janë të lehta dhe realizimi i tyre kërkon vëmendje të plotë. Siç tha, që të arrihet sukses, është e nevojshme që secili ta ketë pjesën e vet të detyrimeve - pushteti qendror, vetëqeverisja lokale, institucionet dhe qytetarët. 

Nga bashkëpunimi, theksoi, do të varet zbatimi i masave të theksuara për rehabilitim të rajonit. 

"Komiteti i Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-s në sesionin e tij të 45-të në Riad të Arabisë Saudite vendosi të lërë rajonin e Ohrit në listën e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore me vlerë të jashtëzakonshme universale. Me këtë vendim Komiteti respektoi përpjekjet tona si dhe përpjekjet e përbashkëta me Republikën e Shqipërisë për ruajtjen e statusit prestigjioz të rajonit të Ohrit. Komiteti vlerësoi edhe faktin se ekipet e ekspertëve të dy vendeve kanë përgatitur bashkërisht planin strategjik për rehabilitimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit me plan veprimi", tha Kostadinovska Stojçevska.

Sipas ministres, ky është hap i rëndësishëm në detektimin dhe përballjen me faktorët të cilët kanë ndikim negativ ndaj vlerave në rajon.

Ajo shtoi se shumë gjëra nga rekomandimet tashmë kanë filluar, por mbetet realizimi i tyre në tërësi. 

Ajo theksoi se ekipet e ekspertëve do të vazhdojnë të punojnë intensivisht dhe në mënyrë të koordinuar dhe të veprojnë në zbulimin dhe trajtimin e faktorëve që ndikojnë negativisht në veçoritë dhe vlerat natyrore të rajonit të Ohrit. fc/

Fotografia: Prinstkrin

QËNDRONI TË LIDHUR