• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Salla Universale është ende nën Qytetin e Shkupit, nuk kemi marrëveshje për pranim- dorëzim

Kostadinovska Stojçevska: Salla Universale është ende nën Qytetin e Shkupit, nuk kemi marrëveshje për pranim- dorëzim

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Konstadinovska Stojçevska në brifingun e sotëm me gazetarë ka informuar se Salla Universale ende është nën Qytetin e Shkupit, sepse ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje për pranim- dorëzimin as të ingerencave për rikonstruuimin e projektit as edhe të dokumentacionit.  Ashtu siç tha ai, e njëjta rrezikohet të bjerë pasi është e hapur prej kohësh. 

Siç ka paralajmëruar, nesër përfaqësues të Ministrisë së Kulturës do të kenë takim me përfaqësuesit e qytetit dhe shpreson në një lloj ndryshimi.

"Ministria e Kulturës deri më sot nuk ka marrë asnjë marrëveshje për nënshkrimin që ingerencat për rikonstruimin të kalojnë te ne. Ëskziston vetëm një vendim i Këshillit i cili është votuar nga këshilltarët dhe kaq. Prej atëherë, ne jemi përpjekur të komunikojmë me shërbimet e Qytetit të Shkupit, por nuk kemi pasur asnjë përgjigje. Dy ditë më parë, Departamenti juridik pranë Ministrisë së Kulturës hartoi një marrëveshje për pranim dorëzim ingerencash për rikonstruksionin e Sallës universale dhe ia dërgoi qytetit. Dhe sot morëm përgjigje se nesër do të kemi takim me departamentin e tyre dhe shpresoj se do të ketë lëvizje", tha Kostadinovska Stojçevska.

Ajo theksoi se nuk mund të bëjë asnjë plan veprimi derisa të ketë një mbikëqyrje të duhur në Sallën universale. Siç ka theksuar ai, në qershor ka marrë një njoftim nga IITSI se Salla Universale tashmë rrezikon të bjerë.

"Në qershor të këtij viti kam marrë dy njoftime nga IITSI se Salla Universale tashmë është në rrezik dhe mund të bjerë. Ajo ka qenë gjatë kohë e hapur, vjen koha e dimrit, shirave, erërave dhe borës dhe duhet mbyllur. Prandaj kam bërë apel disa herë dhe në konferencën e fundit për media, kryetarja Arsovska tha se shërbimet janë duke e përgatitur procesin. Por, Salla Universale është ende nën Qytetin e Shkupit. Është institucion i decentralizuar i Qytetit", tha në brifingun për media Kostadinovska Stojçevska. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR