• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Rezoluta e propozuar në Senat është rezultat i qasjes së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut çdokund në botë

Kostadinovska Stojçevska: Rezoluta e propozuar në Senat është rezultat i qasjes së qytetarëve të Maqedonisë së Veriut çdokund në botë

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Është propozuar rezolutë në Senat të festohet gjuha, kultura dhe historia maqedonase. Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska thotë se është krenari të dihet se gjuha, kultura dhe historia maqedonase marrin mirënjohje dhe promovime çdokund në botë.

"Rezoluta e propozuar e enatorit republikan Majk Bron që shtattori të shpallet muaj i trashëgimisë maqedono-amerikane është nder i madh dhe mirënjohje për kontributin e amerikanëve maqedonas në zhvillimin e shoqërisë multikultirore në SHBA", shkroi në profilin e saj në Fejsbuk Kostadinovska-Stojçevska.

Sipas ministres, ky është rezultat i qasjes së maqedonasve kudo në botë të marrin pjesë dhe të jenë ndërtues kontstruktiv të shteteve të cialt i kanë zgjedhur për ta ndërtuar shtëpinë e tyre.

"Amerikanët maqedonas i pranuan liritë e shorërisë amerikane dhe u integruan në sferat e artit, shkencës, biznesit, politikës, mjekësisë, sportit dhe fusha të tjera si rezultat i mundësive për të qenë pjesë e barabartë dhe të merret pjesë në realizimin e lirive qytetetare dhe fetare, të drejtave themelore të njeirut në mënyrë që të jepet kontributi individual në zhvillimin e bashkësisë. Sot ky është model të cilin e zgjodhi dhe drejt përsosjes së të cilit synon edhe vendi i tyre amë si shoqëri në të cilën secili e meriton mundësinë", shkroi ministrja Kostadinovska-Stojçevska. ab/

Foto. МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR