• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Propozim ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase të premten në rend dite në seancë kuvendore

Kostadinovska Stojçevska: Propozim ligji  për përdorimin e gjuhës maqedonase të premten në rend dite në seancë kuvendore

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska informoi se Propozim ligji për përdorimin e gjuhës mqedonase të premten do të vendoset në rend dite në seancë kuvendore. Ajo shpreson se e njejta do të votohet dhe do të zbatohet drejt zbatimit të tij praktik.

Kostadinovska Stojçevska në panelin e sotëm që mbahet në suaza të konferencës "Viti i mundësive evropiane" në Shkup edhe njëherë përkujtoi se Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase nga viti 1998 nuk ka pësuar kurrfarë dallime thelbësore, përveç harmonizimeve administrative në vitin 2017.

"Më vjen mirë që të premten në seancën parlamentare tashmë është paraqitur propozimi i ndryshuar i ligjit dhe shpresoj se do të miratohet dhe do të mund të vazhdojmë me formimin e gjithçkaje që parashikon ligji, sepse vetëm me mekanizma të tillë mund të diskutojmë për mbrojtjen e mëtutjeshme të gjuhës maqedonase", tha Kostadinovska Stojçevska.

Prof. Dr. Vesna Kostovska nga Instituti për Gjuhën Maqedonase, në panelin e sotëm lidhur me Projektligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase, tha se Qeveria ka një sens që duhet të marrë pjesë në krijimin e tij, së bashku me punonjësit shkencorë dhe maqedonasit nga Instituti për gjuhën maqedonase, të cilët përmes forumeve dhe diskutimeve publike dërguan sugjerime dhe u përfshinë në projektligj.

Me këtë ligj, siç tha ai, është e rëndësishme që të zgjerohet dhe saktësohet sfera ku do të jetë e detyrueshme përdorimi i gjuhës standarde maqedonase. Kjo, theksoi ai, sjell edhe një element tjetër, që është punësimi i detyrueshëm i lektorëve të licencuar dhe lektorimi i detyrueshëm i teksteve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s, printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR