• e premte, 08 nëntor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka të lënduar në zjarrin në Sallën Universale, ka dëm material

Kostadinovska Stojçevska: Nuk ka të lënduar në zjarrin në Sallën Universale, ka dëm material

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot gjatë vizitës së saj në Sallën Universale ku paradite shpërtheu zjarr, deklaroi se nuk ka viktima, por bërë vetëm dëm materiale dhe së shpejti do të përcaktohet  sa është dëmi përpara se të vazhdohet me ndërtimin. Ajo dërgoi apel për zbardhjen e shpejtë të rastit.

"Fillimisht më vjen keq që sot jemi këtu për këtë arsye. Jam shumë e shqetësuar nga ajo që shohim pas nesh. Në mëngjesin e sotëm  rreth orës 9 u informuam se në Sallën Universale ka shpërthyer zjarr dhe menjëherë kemi ardhur këtu. Ajo që shohim tani është se zjarri tashmë është lokalizuar dhe tashmë është shuar. Bëj thirrje për veprim të shpejtë nga ana e të gjitha institucioneve, këtu me ne janë përfaqësues nga mbikëqyrja, nga kontraktorët, nga kompania që po e ndërton Sallën Universale dhe apeloj për zbardhjen e shpejtë të shkaqeve të zjarrit që ka ndodhur dhe apeloj që të mos përhaphen spekulime", tha Kostadinovska-Stojçevska. 

 Ajo theksoi se para se të vazhdohet me ndërtim do të përcaktohet sa është dëmi. Përmendi se objekti është i siguruar, që do të thotë se dëmi që është bërë do të riparohet nga sigurimi dhe më pas do të vazhdohet me  ndërtimin.

 Në pyetjen e gazetarëve sa është vlerësimi i dëmit, Kostadinovska Stojçevska tha se për këtë mund të përgjigjen ndërtuesi dhe mbikëqyrja dhe udhëheqësi i objektit.

 "Unë do të doja që ata të japin një përgjigje më profesionale, sepse  të gjithë atë që unë do ta deklaroj mundet më tej të interpretohet ndryshe. Do të doja që edhe ata t'ju përgjigjen se çfarë ka ndodhur brenda si dëm, edhe pse do të doja që të përfundojë inspektimi dhe mbikëqyrja që të mundemi të themi se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe cili është shkaku i vërtetë i zjarrit", tha ministrja.

 Ajo shtoi se ju informojnë rrjedhimisht, rregullisht, në mënyrë transparente në mënyrë që të keni informacione çfarë është ajo që ka ndodhur  pikërisht për këtë arsye që të shmangen spekulimet e çdo lloji.

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR