• e shtunë, 13 korrik 2024

Kostadinovska Stojçevska: Nesër hyrje falas në të gjitha muzetë në vend

Kostadinovska Stojçevska: Nesër hyrje falas në të gjitha muzetë në vend

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve - 18 Maji, Ministria me kënaqësi paralajmëron për hyrjen falas në të gjitha muzetë në vend. Nesër ju ftojmë të keni një udhëtim magjik nëpër trashëgiminë e pasur kulturore të Maqedonisë së Veriut dhe për një moment t'i përjetoni tregimet e së kaluarës tonë", shkroi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska në profilin e saj në Fejsbuk.

Sipas ministres, Dita Ndërkombëtare e Muzeve na përkujton në rolin paçmueshëm që e luajnë muzetë në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe kultivimin e ndjenjës së unitetit.

"Nga artefaktet antike deri tek kryeveprat bashkëkohore, muzetë tona ruajnë pasuri që do t'ju inspirojnë. Ecni nëpër sallat e muzeve tona, merrni pjesë në ekspozitat të cilat ua stimulojnë të menduarit dhe lejoni që tregimet e të parëve tanë ta zgjojnë imagjinatën tuaj. Së bashku, lejoni që ta shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Muzeve duke e prekur magjinë që na pret në kuadër të mureve të muzeve", shkruan Kostadinovska Stojçevska në Fejsbuk.

QËNDRONI TË LIDHUR