• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Në ish hapësirat e Bibliotekës së Tetovës do të vendoset Shtëpia Evropiane

Kostadinovska Stojçevska: Në ish hapësirat e Bibliotekës së Tetovës do të vendoset Shtëpia Evropiane

 Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA)  -  Nuk është e vërtetë se janë më të vogla hapësirat në të cilat lshtë vendosur Biblioteka "Koço Racin" në Tetovë. Përkundrazi, institucioni ka edhe hapësira ndihmëse në katin tjetër në Qendrën e Kulturës.  Në hapësirën ku ka qenë biblioteka tani do të vendoset Shtëpia Evropiane dhe kjo do të ndihmojë në pasurimin e jetës kulturore, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Ajo sot gjatë vizitës së saj të punës në Komunën e Tetovës në përgjigje të pyetjes së gazetarëve deklaroi se depoja në objektin e ri tashmë është gati dhe aty gjendet një pjesë e koleksionit letrar dhe vetë biblioteka deri në fund të vitit 2027 duhet të zhvendoset tërësisht në objektin e ri. 

 "Në të vërtetë më vjen shumë keq që një veprimtari si biblioteka është keqpërdorur për disa qëllime të tjera, e jo për kulturë. Ajo që në fakt ka ndodhur me Bibliotekën e "Koço Racin" në Tetovë është se ajo është zhvendosur në hapësira të reja, të cilat nuk janë aspak më të vogla siç është raportuar në disa herë. Institucioni mori të njëjtën hapësirë, madje mori edhe hapësira shtesë në katin tjetër në Qendrën e Kulturës", tha Kostadinovska Stojçevska.

 Ajo shtoi se vendosja e Shtëpisë Evropiane në hapësirën ku ka qenë biblioteka është diçka që i duhet këtij qyteti dhe do të ndihmojë në pasurimin e jetës kulturore.

 "Se kushtet nuk janë aspak të mira për punë nuk do të lejoj askënd të pretendojë, sepse personalisht kam qenë disa herë këtu edhe me arkitektët dhe ambasadorin evropian Gir. Prandaj, kërkoj që politika të mos ndërhyjë në kulturë dhe të mos ndërhyjnë interesat e dikujt tjetër në kulturën. Kultura është e të gjithëve dhe mbi të gjitha përkatësive politike. Bëhet fjalë për lirimin e hapësirës në mënyrë që Qendra e Kulturës të pasurohet me një institucion të përmasave evropiane siç është Shtëpia Evropiane", shtoi ministrja.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR