Kostadinovska - Stojçevska: Maqedonia e Veriut po bën gjithçka për të qenë një fqinj i mirë në Ballkan dhe partner në ndryshime pozitive
- Të rinjve nga rajoni nuk duhet t'u minohet ndjenja se janë evropianë po aq sa evropianët. Të gjithë kemi nevojë edhe ne për Bashkimin Evropian edhe BE për ne, veçanërisht në kohë si këto, tha sot ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska para pjesëmarrësve të panelit kushtuar "Modalitetit për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal", që po mbahet në Strugë në kuadër të Forumit për Dialog të Prespës (FDP).
- Post By Sara Ademi
- 18:15, 16 qershor, 2023
Strugë, 16 qershor 2023 (MIA) - Të rinjve nga rajoni nuk duhet t'u minohet ndjenja se janë evropianë po aq sa evropianët. Të gjithë kemi nevojë edhe ne për Bashkimin Evropian edhe BE për ne, veçanërisht në kohë si këto, tha sot ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska para pjesëmarrësve të panelit kushtuar "Modalitetit për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal", që po mbahet në Strugë në kuadër të Forumit për Dialog të Prespës (FDP).
Maqedonia e Veriut, theksoi, po bën gjtihçka për të qenë një fqinj i mirë në Ballkan dhe partner në ndryshimet pozitive që lëvizin Ballkanin dhe botën, gjë që nuk është gjithmonë e lehtë dhe jo gjithmonë e drejtë. Bashkëpunimi dhe solidariteti, sipas ministres, janë çelësi i njerëzimit dhe ashtu duhet të mbetet.
"Ne vlerësojmë të gjitha përfitimet e Procesit të Berlinit për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Na gëzon mbështetja e lartë që e gëzon nisma Ballkani i Hapur, veçanërisht te të rinjtë. Por, ajo që më shqetëson është se euroskepticizmi po rritet", tha Kostadinovska-Stojçevska.
Përkujtoi në shembujt pozitiv të bashkëpunimit rajonal të cilët, sipas saj, nuk janë zëvendësim i anëtarësimit në BE, por janë një pikënisje e mirë dhe shembull se me të vërtetë mund t'i tejkalojmë kufijtë, veçanërisht përmes kulturës, arsimit dhe artit.
"Kushdo që nënvlerëson fuqinë e kulturës dhe artit, jeton në dobësinë e tij. Vetëm ai humb. Ne kemi qendra kulturore maqedonase në Tiranë, Sofje, Stamboll dhe Zagreb, ndërsa së shpejti edhe në Beograd, të cilat janë përfaqësuese të vërteta të kulturës sonë, duke reflektuar bashkëpunimin tonë me vendet ku gjenden. Përfaqësojnë një qendër për punonjësit tanë kulturor, artistët që veprojnë dhe jetojnë atje, por edhe ata që duan të prezantojnë kulturën dhe artin e tyre", theksoi ministrja e Kulturës.
Paneli "Modaliteti për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal" është fokusuar në praktika të mira që ekzistojnë në Evropë, ndërsa mund të zbatohen edhe në Ballkanin Perëndimor. Në të marrin pjesë të rinj nga vendi dhe vendet e huaja. sa/
Foto. Arkivi i MIA