• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: MAB paraqet fitoren e artit në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të

Kostadinovska Stojçevska: MAB paraqet fitoren e artit në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të

Shkup, 10 shkurt 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska sot vizitoi Muzeun e artit bashkëkohor në Shkup (MAB), ku u ekspozua vepër artistike e artistit të njohur italian Xhanfranko Barukelo me rastin e 60 vjetorit të ekzistencës së institucionit.

Në fjalën e saj ajo theksoi se ky koleksion unik i veprave është dhuratë e artistëve nga mbarë bota, shenjë solidariteti për Shkupin pas tërmetit. Siç tha ajo, MAB është fitore e artit në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të.

"Sot kishim një mundësi ekskluzive pas 35 vitesh për ta parë veprën e artit 'Virtyti në nevojë' të artistit të njohur italian Xhanfranko Barukelo. MAB është fitore e artit në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, por edhe sinonim i mendimit të lirë artistik”, tha Kostadinovska Stojçevska.

Uroj edhe shumë vite punë të suksesshme, ndërsa entuziastëve dhe profesionistëve të këtij Muzeu do ju thoja që të vazhdojnë të udhëhiqen nga ide të pastra dhe progresive, tha ajo.

Foto: faqja në Fejsbuk e ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR