• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Javën e ardhshme kontraktori do të fillojë me punimet në Sallën Universale

Kostadinovska Stojçevska: Javën e ardhshme kontraktori do të fillojë me punimet në Sallën Universale

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska sot në konferencë për shtyp informoi se janë mbledhur të gjitha dokumentet e nevojshme për Sallën Universale në Shkup dhe tashmë javën e ardhshme kontraktori do të fillojë me punë.

"Kemi kaluar një periudhë shumë interesante për sa i përket pranim-dorëzimit të dokumentacionit me sallën Universale. Askush nuk priste se do të lutemi që të na dorëzohet dokumentacioni i plotë, sepse edhe ne, si Ministri e Kulturës, kemi afate. I kemi mbledhur të gjitha dokumentet përkatëse përmes rrugës më të gjatë dhe më të vështirë", tha Kostadinovska Stojçevska në konferencën e sotme për shtyp në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Ajo theksoi se mbetet vetëm të nëshkruhet marrëveshja për garancinë bankare dhe tashmë javën e ardhshme kontraktori do të fillojë me punë atje. Siç nënvizoi, procesi është mbyllur dhe mund të fillojë rindërtimi.

"Tashmë javën e ardhshme kontraktori do të nisë pastrimin e objektit dhe të ndërtojë, sepse ne i kemi paratë, i kemi siguruar dhe kryer të gjitha procedurat e nevojshme dhe është koha për të nisur punën atje. Por nuk më ka shkuar në mendje, as mua si ministre dhe as qytetarëve, që për një projekt si ky, që realisht nuk duhet të jetë objekt i asnjë mosmarrëveshjeje, do të duhej të lusim për dokumentacion të plotë", shtoi Kostadinovska Stojçevska. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR