• e premte, 27 dhjetor 2024

Kostadinovska - Stojçevska: Gjashtëdhjetë vjet Shkupi solidaritetin e kthen me dashuri dhe mbetet qytet i hapur për të gjithë

Kostadinovska - Stojçevska: Gjashtëdhjetë vjet Shkupi solidaritetin e kthen me dashuri dhe mbetet qytet i hapur për të gjithë

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Për gjashtëdhjetë vjet Shkupi e kthen solidaritetin me dashuri dhe mbetet qytet i hapur për të gjithë, tha sot ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska në rrjetet sociale.

Siç informon Ministria e Kulturës, Shkupi sot kujton dhe nuk do t'i harrojë bashkëqytetarët e tij dhe të gjithë të tjerët të cilët në atë ditë të kobshme, më 26 korrik 1963 i humbën jetët në tërmetin katastrofal kur qyteti u mbulua në rrënoja. 

"Gjashtëdhjetë vite të tëra, në këtë ditë, ne rrëfejmë kujtime, histori personale dhe tragjedi që flasin për dhimbje dhe trishtim të pamasë. Shpëtimtarët që shkuan në destinacionin Shkup nga ku erdhën thirrjet për ndihmë, dëshmuan imazhe mallëngjyese ndërsa çdo sekondë nënkuptonte një jetë të shpëtuar", ka shkruar në rrjetet sociale ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo kujton se në këto momente tragjike "i gjithë vendi ishte unik në dëshirën që t'i ndihmohet Shkupit dhe në atë moment fuqishëm u reflektua vëllazëria dhe uniteti i popujve të Jugosllavisë, ndërsa pastaj edhe ndihma e një numri të madh të vendeve nga e gjithë bota".

Ministrja e Kulturës thekson se "Duke u bërë qytet i solidaritetit, Shkupi do të mbahet mend si qytet për rindërtimin e të cilit rezolutë miratuan Kombet e Bashkuara të cilat u bënë thirrje atëherë arkitektëve dhe urbanistëve më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm Konstantin Doksijadis nga Greqia, Kenzo Tange nga Japonia, Adolf Ciborovski nga Polonia dhe edhe një plejadë e arkitektëve dhe urbanistëve të tjerë botëror dhe jugosllavë". 

Ministrja e Kulturës potencoi se "për fat të keq në dekadat në vijim Shkupi përjetoi edhe tërmet ideologjik - politik i shkaktuar nga të vetëshpallurit kuazi urbanistë dhe kuazi inxhinierë të identitetit përmes projektit "Shkupi 2014".

Sipas ministres së Kulturës, Shkupi është qytet të cilit nuk i ngjajnë ndarjet, qytet të cilit i ngjajnë uniteti dhe ndjeshmëria. 

Kostadinovska-Stojçevska thekson se këto ditë, kur po përkujtojmë 60 vjet nga tërmeti i Shkupit, mbarë botën solidare që i dha Shkupit shpëtim, jetë dhe rindërtim, Qeveria dhe Ministria e Kulturës, në emër të kryeqytetit të vendit tonë e falënderojnë me një sërë aktivitetesh të bashkuara përmes manifestimit të quajtur "Shkupi në pesë e shtatëmbëdhjetë" dhe thekson se "Shkupi sot është dashuri". fc/

Fotografia: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR