Kostadinovska- Stojçevska dhe Bytyqi në mbikëqyrje të rinovimit të hapësirës për Orkestrën e xhazit
- Ministrja e Kulturës në Qeverinë teknike, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, drejtori i TAV konstrakshën Fatin Kan dhe përfaqësues të Orkestrës nacionale të xhazit sot do të inspektojnë fillimin e rinovimit të hapësirës për Orkestrën nacionale të xhazit.
- Post By Fami Bajrami
- 07:50, 14 mars, 2024
Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Ministrja e Kulturës në Qeverinë teknike, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, drejtori i TAV konstrakshën Fatin Kan dhe përfaqësues të Orkestrës nacionale të xhazit sot do të inspektojnë fillimin e rinovimit të hapësirës për Orkestrën nacionale të xhazit.
Adaptimi i hapësirës është bërë i mundur me mjete nga programi TAV dhe Ministria e Kulturës nga është siguruar projekti i rinovimit.
Hapësirat me vendim të Qeverisë i janë ndarë për përdorim të përhershëm Orkestrës nacionale të xhazit. Hapësirat ndodhen ne bodrumin e Operës dhe baletit kombëtar.
Foto: arkivi i MIA-s