• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kostadinovska - Stojçevska - Alblided: UNESKO i mbron kulturat e njohura botëtore të Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite

Kostadinovska - Stojçevska - Alblided: UNESKO i mbron kulturat e njohura botëtore të Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska dje në Riad, bashkë me ministren e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Filip Tosevski, realizoi takim pune me sekretarin e përgjithshëm të Komisionit Nacional për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të UNESKO-s pranë Ministrisë së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar të Arabisë, Ahmed Alblihed. 

Në takim, siç bëri të ditur Ministria e Kulturës, bashkëbiseduesit u pajtuan se bërthama e identitetit të çdo shteti është kultura e cila e bashkon kombin dhe është e njohur në botë. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan edhe se të dy shtetet kanë çka të ofrojnë, veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit në turizëm, me shkëmbim të praktikave pozitive, ndërsa ishte theksuar edhe nevoja që të shqyrtohet edhe mundësia për fillimin e procedurës për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim kulturor mes të dyja shteteve dhe promovim të turizmit. 

"Kostadinovska-Stojçevska, së bashku me delegacionin nga Maqedonia e Veriut, falënderuan për organizimin e shkëlqyer të sesionit të 45-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, i cili po mbahet në Riad, njëherësh ministrja e Kulturës ftoi homologun e saj të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht, perlën tonë, Rajonin e Ohrit", bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Fotografia: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR