• e enjte, 18 korrik 2024

Kostadinovska Stojçevska: Çdo afirmim i gjuhës maqedonase jashtë kufijve është për t'u përshëndetur

Kostadinovska Stojçevska: Çdo afirmim i gjuhës maqedonase jashtë kufijve është për t'u përshëndetur

Shkup, 18 janar 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot përshëndeti hapjen e lektoratit në gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase në Tiranë me deklaratë se çdo afirmim i gjuhës maqedonase jashtë kufijve, si tha ajo, është për përshëndetje.

Në deklaratë për mediat para tribunës në Lidhjen e luftëtarëve, ministrja u shpreh se ky aktivitet rregullohet me një marrëveshje ndërshtetërore.

"Dëshiroj ta përshëndes atë aktivitet për themelimin e kursit të gjuhës maqedonase, i cili është në kuadër të Universitetit të Tiranës. Hapja e lektoratit rregullohet me një marrëveshje ndërshtetërore. Natyrisht, kjo është ende në nivelin e një kursi falas, të njëjtin që kemi tashmë prej një viti në Universitetin e Gjuhëve të huaja në Korçë, i cili është bërë me përpjekje të përbashkëta me Këshillin për gjuhë maqedonase, ku gjuha maqedonase tashmë për të dytin vit me rradhë do të mësohet si gjuhë e huaj, ofrohet edhe një kurs onlajn falas, kurse nga viti i ardhshëm akademik gjuha maqedonase tashmë bëhet e detyrueshme, me fond të detyrueshëm të mësimeve në programet e studimit të këtij Fakulteti Filologjik, përkatësisht Fakultetit në Korçë", deklaroi ajo. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR