• e premte, 08 nëntor 2024

Kostadinova-Stojçevska: Procesi mbi të cilin bazohet titulli Kryeqyteti Evropian i Kulturës nuk ka të bëjë me rikonstruimin e Sallës Universale

Kostadinova-Stojçevska: Procesi mbi të cilin bazohet titulli Kryeqyteti Evropian i Kulturës  nuk ka të bëjë me rikonstruimin  e Sallës Universale

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Procesi mbi të cilin bazohet titulli i Kryeqytetit Evropian i Kulturës nuk ka të bëjë me rikonstrumin e Sallës Universale, thotë ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.

Siç deklaroi sot Kostadinovska-Stojçevska, duke iu përgjgjut pyetjeve të gazetarëve pas takimit në Komunën e Gjorçe Petrovit, pasi që Shkupi ka marrë titullin, autoriteteve u është thënë se për gjashtë muaj dë të vijë kontrolli i parë nga Komisioni Evropian për të parë se çfarë është bërë. Nga kjo, më pas, do të varet nëse qyteti do ta justifikojë titullin apo jo.

Sipas ministrës, Salla Universale ende është nën kopetencat e Qytetit të Shkupit. Vendimi me të cilin deri në përfundimin e rikonstruimit  të Salla Univesale do t'i kalojë Ministrisë së Kulturës, ende nuk është nënshkruar formalisht nga kryetarja Danella Arsovska, edhe pse po bëhen të gjitha përpjekjet për përshpejtimin e procedurës.

 Në këtë kontekst, theksoi Kostadinovska-Stojçevska, në nënshkruam Meromandum për bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Qytetit të Shkupit ku, siç sqaron, ministrja e Kulturës i ka ofruar të gjitha resurset, gjegjësisht hapësinore dhe financiare, përveç garancisë së dhënë si mbështetës në Kryeqytetin Evropian të Kulturës për vitin 2028.

 

 

Vendimi, theksoi ministrja, ende nuk është e nënshkruar formalisht nga kryetarja ekomunës Arsovska, që do me thënë se Salla Universale është ende nën kopetencat e Qytetit të Shkupit, edhe pse është votuar në Këshillin e Qytetit të Shkupit para 2.5 muajve.

Ashtu siç potencon ministrja, Ministria rregullisht ju drejtohet të gjithëve në Qytet.

"Ky është proces në të cilin duhet të gjithë së bashku të marrim pjesë. Salla Univesale dhe mosfokusiinimi i saj në të vërtetë shumë gjatë ndjehet në institucionet kombëtare dhe në zhvillimin e skenës kulturore", theksoi ministrja.

Dje dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Qeveria po përpiqet ta bëjë Sallën Universale , por tani për tani nuk ka asnjë zë nga Qyteti i Shkupit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s dhe print skrin

  

QËNDRONI TË LIDHUR