• e hënë, 22 korrik 2024

Kosova nga Gjermania ka marrë pesë kamiona ushtarakë në vlerë prej 2,7 milionë euro

Kosova nga Gjermania ka marrë pesë kamiona ushtarakë në vlerë prej 2,7 milionë euro

Prishtinë, 11 prill 2024 (MIA) - Forcat e sigurisë së Kosovës (FSK) sot kanë marrë donacion nga Gjermania prej pesë kamionave ushtarakë nga kompania "Rajnmetal" në vlerë prej 2,7 milionë euro, ndërsa është paralajmëruar se do të blehen edhe dhjetë automjete të tilla për FSK-në.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në pritjen në kazermën "Adem Jashari" tha se kjo ndihmë do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale.

Ai tha se në rrugën drejt rritjes dhe zhvillimit të armatës, Gjermania si partner strategjik ka luajtur rol të jashtëzakonshëm dhe se Prishtina është mirënjohëse.

Sipas tij, donacioni i kamionëve ushtarakë në vlerë prej 2,7 milionë euro është vazhdimësi e donacionit prej 3,5 milionë euro që është ndarë vitin e kaluar.

"Bashkëpunimi i shkëlqyer do të vazhdojë për të ngritur aftësitë tona mbrojtëse në nivel të standardeve të NATO-s, me qëllim për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në vendit, rajon e më gjerë", tha ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode deklaroi se donacioni prej pesë kampionëve nga Gjermaina do t'i ndihmojë FSK-së në fushën e logjistikës.

Sipas tij, donacioni i sotëm konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes Gjermanisë dhe Kosovës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR