• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kosova ndalon shitjen e pijeve energjetike personave nën 18 vjeçarë

Kosova ndalon shitjen e pijeve energjetike personave nën 18 vjeçarë

Prishtinë, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Kuvendi i Kosovës e miratoi propozim-ligjin për ndalesë të konsumimit të pijeve energjetike për persona nën 18-vjeçarë.

Deputetja Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetvendosje, duke e prezantuar ligjin, tha se i njëjti parashikon kontrolle të ashpra për pengimin e konsumimit të këtyre pijeve nga ana e minorenëve.

"Ligji është i disejnuar për mbrojtje të shëndetit të fëmijëve dhe kategorive të prekura. Ndalesa për minorenë nuk është në kundërshtim me asnjë rregullativë të Bashkimit Evropian", tha ajo.

Propozim-ligji u miratua me 62 vota nga 120 deputetë në Kuvend. Parashikon dënime administrative deri 2.000 euro, për ata që do t'u shesin, ofrojnë ose reklamojnë pije energjetike personave nën 18 vjeçarë.

Vijon edhe një votim në Parlament, pas çka do të pritet miratim nga presidentja, Vjosa Osmani për implementimin e tij.

Shitja dhe konsumimi i pakontrolluar i pijeve energjetike, posaçërisht në shkolla, paradokohe shkaktoi kontroverse në Kosovë. bsh/

Foto: Vikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR