• e diel, 24 nëntor 2024

Kosovë: Mbetet në fuqi ndalesa për mbajtjen e shamisë në shkolla

Kosovë: Mbetet në fuqi ndalesa për mbajtjen e shamisë në shkolla
Prishtinë, 20 gusht 2022 (MIA) - Ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci, tha deklaroi se udhëzimi administrativ për institucionet arsimore, i cili nga një pjesë e opinionit u interpretua si kufizim i lirive fetare, gjegjësisht ndalim për mbajtjen shamisë në shkolla, edhe më tej është në fuqi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Nagavci në konferencën e sotme për shtyp tha se protestat kundër udhëzimit janë të pabaza dhe theksoi se me Kushtetutën e Kosovës “qartë është përcaktuar karakteri i shtetit dhe institucioneve publike”. Sipas saj, në aktin e përmendur  aspak edhe nuk flitet për çështjen e mbajtjes së shamisë në shkolla. "Dua të bëj të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativë për shaminë nuk ka pas asnjëherë. E gjithë kjo fushatë që e shihni kohëve të fundit,  unë konsideroj se është e pabazë dhe nuk qëndron. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike.... Është vërtetë se rekomandimet janë që Udhëzimi të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do të mbetet në fuqi", deklaroi Nagavci. Ajo theksoi se e drejta për shkollim është e garantuar dhe askujt nuk mund t'i ndalohet të vijojë mësimin në shkolla. Në opinionin kosovar është zhvilluar një debat rreth kësaj nëse vajzave duhet t'u lejohet të mbajnë shami në shkollë, ndërsa në rrjetet sociale është ngritur një fushatë e gjerë me kërkesë  që të shfuqizohet vendimi administrativ që është në fuqi dhe që e ndalon. Kryeministri Albin Kurti lidhur me këtë deklaroi se konsideron se duhet të lejohet përdorimi i simboleve fetare në jetën publike në Kosovë, por pragu për këtë duhet të jetë mosha 16 vjeçare. Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani u përgjigj se që të ndryshohet pragu i moshës, jo vetëm për përdorimin e shamisë, nevojitet  ndryshimi i Kushtetutës, gjegjësisht kjo nuk mund të bëhet me ligj apo vendime të qeverisë. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR