• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kosovë: 11 dhjetori është afati i fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të shkurtit

Kosovë: 11 dhjetori është afati i fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të shkurtit

Prishtinë, 5 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë sot kumtoi se 11 dhjetori është afati i fundit për paraqitjen e subjekteve politike për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet në Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

Kërkesat për konfirmimin e subjekteve politike duhet të dorëzohen në KQZ, gjegjësisht në Administratën për regjistrim, vërtetimin dhe kontrollin financiar të subjekteve politike.

Gjithashtu, në atë periudhë subjektet politike (partitë politike, koalicionet, iniciativat civile dhe kandidatët e pavarur) duhet të paraqesin listën e kandidatëve për deputetë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR