• e premte, 27 dhjetor 2024

KOSM: Nuk favorizojmë sindikata, do të marrin pjesë edhe në protestat e LSM-së edhe të KSL-së

KOSM: Nuk favorizojmë sindikata, do të marrin pjesë edhe në protestat e LSM-së edhe të KSL-së

Shkup, 29 prill 2023 (MIA) - Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë (KOSM) pasnesër në Ditën e Punës - 1 Maj do të marrë pjesë në protestën e Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL) prej orës 10 dhe në protestën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë prej orës 12. Kryetari i KOSM, Marjan Risteski, sot porositi se këtë e bëjnë pasi tani nuk është kohë e ndasive.

"Nuk duam që më 1 Maj të favorizojmë dikë, të mbështesim një sindikatë ose tjetrën në protesta, ua lëmë të gjithë anëtarëve dhe qytetarëve të kyçen në mënyrë vullnetare ku mendojnë në bazë të kohës së tyre të lirë", tha Risteski, duke shtuar se ai personalisht do të marrë pjesë në të dyja protestat sindikaliste.

 Ai shtoi se në këtë rrugë nuk do të lejohet të nënshkruhet marrëveshje kolektive ku një numër i caktuar i punëtorëve do të marrin K-15, ndërsa një numër i caktuar nuk do të marrin.

Informoi se edhe në Këshillin e fundit Ekonomiko-social, përfaqësuesit e sindikatave kanë pasur debate të ashpra me përfaqësuesit e Qeverisë, duke përkujtuar se KOSM kërkon metodologjia për përllogaritjen e pagës në sektorin publik të jetë e njëjtë me atë të funksionarëve. 

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev Todev, nga ana tjetër, porositi se KOSM nuk do të lejojë, siç tha, që lehtë të kalojë dhe 60 orë pune të jetë orari i punës për një punëtor në të ardhmen.

Shtoi se më 1 Maj do të bëjnë apel që dy sindikatat të përpiqen që të veprojnë bashkarisht.

Pyetjes se pse akoma priten protestat e 1 Majit kur funksionarët tashmë për 80 për qind i rritën pagat dhe se përveç deklaratave përmes mediave nuk ka kurrfarë reagimi rreth kësaj, Risteski tha se akoma është duke u negociuar për Marrëveshjen e përgjithshme kolektive që nuk është nënshkruar.

"Akoma jemi duke negociuar për Ligjin për Marrëdhënie Pune. Shpresojmë se Qeveria dhe punëdhënësit do ta kuptojnë në mënyrë serioze dhe ta nënshkruajmë marrëveshjen kolektive. Këtu është edhe metodologjia për paga, do të thotë e thamë qëndrimin tonë - nuk do të lëshojmë pe, kërkojmë metodologji të njëjtë siç i rritën edhe ata pagat", nënvizoi ai.

QËNDRONI TË LIDHUR