• e enjte, 26 dhjetor 2024

KOSM me reagime të ashpra për paralajmërimet për ngritjen e pagave të zyrtarëve, Besimi thotë se në Buxhet nuk ka para për këtë

KOSM me reagime të ashpra  për paralajmërimet për ngritjen e pagave të zyrtarëve, Besimi thotë se në Buxhet nuk ka para për këtë

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) me reagime të ashpra ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski për rritjen e pretenduar të pagave të zyrtarëve së bashku me rritjen e pritshme të pagës minimale në mars.

Koordinatori kryesor i KOSM-it, Goce Dellçev Todev, në konferencën e sotme për shtyp për rritjen e pagave të zyrtarëve, që siç thotë, është një pagë e një punëtori administrativ, gjegjësisht rreth 400 euro, tha se është e turpshme, e paftyrshme dhe vrazhdë. Por ndërkohë, ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot në konferencë për shtyp  tha se nuk ka para në buxhet për ngritjen e pagave të zyrtarëve në vitin 2024.

Në përgjigje të kësaj, për t'i shtuar më shumë ironi situatës, ai tha se do të hapet një fond donacionesh ku anëtarët e sindikatave do të dhurojnë për të pasur një shtesë pagash më të lartë për zyrtarët në rast se, siç tha ai, nëse kjo rritje nuk u është e mjaftueshme dhe shtoi se nuk përjashtohet as mundësia e protestave.

Ministri i Financave nga ana tjetër, sot në konferencë për shtyp deklaroi se nuk ka para për rritjen e pagave të zyrtarëve këtë vit.

"Kjo do të thotë se është reflektim i politikës së paralajmëruar nga Qeveria se do të ketë ndërhyrje në ligj për të mos lejuar që kjo të ndodhë në vitin 2024. Nuk ka para për rritjen shtesë sipas ligjit ku çdo vit u takon rritje sipas përshtatjes me pagën mesatare. Në buxhet nuk ka para për rritje shtesë të pagave për zyrtarët dhe personat e emëruar", tha Besimi.

Kryetari i Sindikatës së pavarur të punonjësve shëndetësorë, Bobi Bojçevski, në lidhje me të njëjtën tha se një infermiere që kujdeset për shëndetin e tyre, shëndetin e familjeve dhe fëmijëve të tyre, ka të ardhura mujore prej rreth 24-25 mijë denarë, ndërsa arkëtari, kontabilisti, punëtori administrativ, që punon në një qendër klinike ose në një Shtëpi shëndetësore, ka një pagë edhe më të ulët se kaq.

Ai theksoi se është e pamundur të jetohet me pagat e punonjësve nga sektori shëndetësor, duke qenë se shporta e konsumit është, siç theksoi, 56 mijë denarë dhe paralajmëroi protesta të mundshme në mars me bllokimin e rrugëve.

Nga ana tjetër, i pyetur për koment për problemet e nxjerrjes së dokumenteve personale, Todev u përgjigj se një punonjës që fotografon dhe lëshon dokumente personale ka pagë mujore prej 22 mijë denarë, duke shtuar se pas reagimeve të qytetarëve pritjet e gjata, është hapur një pikë e re në Kisella Vodë, ku theksoi se gjithashtu pritet shumë, tha se janë 10 ose 11 kabina, por vetëm tre ose katër punëtorë që fotografojnë, ndërsa asnjë punonjës policie nuk dëshiron të lërë punën aktuale dhe të plotësojë këto pozicione për atë pagë. Ai e vlerësoi këtë opsion si “mision të pamundur”. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR