• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koshatka: Dyert e BE-së do të hapen nëse hiqni bllokadën në Kuvend për ndryshimet kushtetuese

Koshatka: Dyert e BE-së do të hapen nëse hiqni bllokadën në Kuvend për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 26 prill 2023 (MIA) - Jeni në rrugën e duhur. Tani është koha për t'i miratuar ndryshimet kushtetuese dhe për të hapur derën për anëtarësimin tuaj në BE. Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të integrimeve evropiane, tha sot në konferencë për shtyp në Shkup, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Çekisë, Martin Koshatka.

Ai theksoi se dyert e BE-së do të hapen nëse vendi ynë heq bllokadën me ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Koshatka shtoi se në takimin e sotëm është biseduar edhe për procesin e integrimeve evropiane me zëvendëskryeministrin përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, gjatë të cilit ka treguar se qëllimi është fillimi i negociatave për hyrjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE dhe se Republika Çeke dëshiron që të dy vendet të jenë së bashku në të gjithë procesin.

Koshatka kujtoi vizitën e fundit të ambasadorit evropian Dejvid Gir në Bruksel, ku me vendet anëtare diskutoi për rezultatet e Maqedonisë së Veriut në aspektin e reformave, si dhe rezultatet e procesit të skriningut.

 

"Ambasadori evropian Dejvid Gir ka qenë së fundmi në Bruksel dhe ka biseduar me vendet anëtare. Nga sa kam dëgjuar, pikëpamjet e tij janë pozitive. Ju jeni në rrugën e duhur. Nëse arrini t'i miratoni ndryshimet kushtetuese, do të hapni derën për anëtarësimin tuaj në BE. BE-ja është e vetëdijshme për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor, si dhe nevojën e vazhdimit të integrimeve", tha Koshatka në konferencën për shtyp.

Ai shtoi se ai dhe Mariçiq diskutuan edhe për situatën në rajon, ku të dy ranë dakord se situata në BE ka ndryshuar me ingresionin rus në Ukrainë.

Edhe zëvendësdrejtoresha për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jana Tajrer, është e mendimit se ndryshimet kushtetuese janë kusht për përparimin e mëtejshëm të vendit tonë.

Nëse nuk plotësohet ky kusht, nuk do të ketë përparim drejt Bashkimit Evropian, theksoi ajo.

 

"Ne vazhdimisht e theksojmë rëndësinë e zgjidhjes së procesit të ndryshimeve kushtetuese. Megjithatë, ne e kuptojmë se sa e komplikuar është situata dhe sa të vështira janë negociatat. Në të njëjtën kohë, theksojmë se sa e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së. Ne kemi përvojë në negociata. Ne e dimë që procesi i negociatave është i vështirë, kushtet janë të vështira, por kjo është rruga që ia vlen. Shpresojmë që të merrni vendimin e duhur", tha Tajrer në konferencën e sotme për shtyp.

Ajo theksoi se pret zhvillime pozitive në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

"Ju keni mbështetjen tonë në të gjithë procesin. Dyert janë të hapura, do të jeni të mirëpritur dhe mbështetur në rrugën tuaj. Mos e humbisni "dritaren" e mundësisë për t'u anëtarësuar në BE. Tani është koha e duhur, shtoi ajo. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR