• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kos: Do të bëj gjithçka që kontestet bilaterale të mos jenë pengesë në rrugën e zgjerimit

Kos: Do të bëj gjithçka që kontestet bilaterale të mos jenë pengesë në rrugën e zgjerimit

Bruksel, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Do të bëj gjithçka të siguroj që kontestet bilaterale nga e kaluara të mos qëndrojnë vazhdimisht në rrugën drejt qëllimit tonë të përbashkët - afrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, deklaroi eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos në fjalimin hyrës në forumin "Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Qasje e ripërtërirë ndaj rajonit" në organizim të think-tankut të Brukselit "Miqtë e Evropës".

"Ëndrra ime është t'i kemi të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe t'i shohim kufijtë e mënjanuar dhe tensionet bilaterale, siç ishte rasti në shumë pjesë të kontinentit", dekalroi Kos, duke shtuar se mënjanimi i barrieerave fizike të ndarjes, shumë tensione historike do të hiqen anash.

Sipas saj, BE-ja për herë të parë ka qasje reale me të cilën deri në fund të mandatit të Komisionit të tanishëm evropian "deri në linjën e qëllimit" mund të sillen një apo më shumë vende kandidate për anëtarësim.

"Shpresa, mundësitë dhe vizioni na lëvizin të gjithë neve tërë këto vite drejt të ardhmes paqëdashëse dhe prosperuese", tha Kos.

Sipas saj, sot paqja, liria dhe prosperiteti në masë të madhe varen nga Evropa më e fuqishme dhe më e bashkuar.

Ajo theksoi se në takimet me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor gjatë dy ditëve të kaluara ka porositur se mund të mbështeten në të si në anëtarin e ekipeve që punojnë në afrimin e tyre drejt BE-së.

Kos theksoi se nuk është vetëm çështja kur BE-ja do të pranojë anëtare të reja, por edhe çka mund të bëjnë kandidatët për anëtarësim për një Evropë më të fuqishme dhe më të sigurt, duke cekur se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në merita dhe realizim, para së gjithash në rpaort me sundimin e së drejtës.

"Por, nëse kandidatët për anëtarësim reflektojnë, atëherë dëshiroj të shpërblehen për atë", shtoi Kos, duke potencuar se Komisioni i ri evropian është Komision i zgjerimit.

Sipas saj, në bruksel ekziston unitet kur bëhet fjalë për ndërtimin e një Evrope më të madhe dhe më të fuqishme, por nevojitet që unitet dhe përkushtim të tillë të tregojnë edhe vendet kandidate për anëtarësim, për çka nevojitet më shumë bashkëpunim mes autoriteteve, opozitës, sektorit civil dhe të gjitha segmenteve të shoqërisë.

"Do të nevojitet shumë punë teknike që do të duhet të përfundojmë së bashku, por dëshiroj t'ju bind se zgjerimi nuk është proces tekni", tha Kos, duke shtuar se e tërë ajo që po bëhet në procesin e zgjerimit është në interes të njerëzve dhe për bashkim të sërishëm të Evropës.

Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian (DG NEAR), Gert Jan Kopman, ndërkaq, vlerësoi se kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit në BE kthehet "fantazma e vitit 2004", kur në Union u prnauan 10 anëtare të reja, proces i cili u bë i njohur si "zgjerimi i madh".

Sipas tij, në kushte të tilla edhe me Komisionin e ri evropian, vitin e ardhshëm në masë të madhe do t'i përkushtohet zgjerimit. ab/

Fotо: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR