• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Korrupsioni mbetet problem kryesor për qytetarët, ai duhet të çrrënjoset në mënyrë që të arrihet përparim i caktuar

Korrupsioni mbetet problem kryesor për qytetarët, ai duhet të çrrënjoset në mënyrë që të arrihet përparim i caktuar

Shkup, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Korrupsioni mbetet problem kryesor për qytetarët, por edhe pengesë kryesore për qasjen drejt shërbimeve cilësore dhe publike, eurointegrimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të shtetit. Lufta kundër korrupsionit kërkon ndjekje adekuate dhe resurse shtesë - financiare, teknike dhe njerëzore, në mënyrë që institucionet t'i implmenetojnë në mënyrë efektive mekanizmat kontrollues. Korrupsioni duhet të çrrënjoset në mënyrë që të arrihet një përparim i caktuar, ishin rekomandimet kryesore të ngjarjes në Kuvend, që u mbajt sot me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit = 9 Dhjetori.

Në shënim, zëvendës-shefi i Delegacionit të BE-së, Ben Naupnau porositi se avancimi i sundimit të së drejtës është kyç për zhvillimin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut.

"Korrupsioni edhe më tej është sfidë në Maqedoni të Veriut dhe ndikon thellë në ekonomi. Disa qeveri sërish e treguan përkushtimin e vet ndaj luftës kundër korrupsionit, megjithatë, shumë pak, nëse jo edhe asgjë nuk ndryshon", tha Napnau në fjalimin e tij të sotëm në Kuvend, duke bërë thirrje për hapa konkret për ndryshim.

Drejtoresha e USAID-it në Republikën e Maqedonisë së veriut, Xheri Dajbëll në fjalimin e saj sot në ngjarjen në Kuvend nënvizoi se qytetarët kërkojnë llogaridhënie dhe se korrupsioni duhet të çrrënjoset në mëynrë që të realizohet përparimi.

"Gjithnjë derisa korrupsioni konsiderohet si mënyrë më efektive për zhvillim të biznesit në këtë vend, interesat e qytetarëve do të jenë në plan të dytë. Mediumet e pavarura janë ato që duhet të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet dhe ta përforcojnë zërin qytetar", theksoi Dajbëll.

Të dy bashkëbiseduesit shfaqën shpresë se Dita e ardhshme ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit dhe raportet e ardhshme do të shënohen me arritje të rëndësishme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Ambasadorja e Zvicrës, Veronik Ulman theksoi se në Maqedoni të Veriut gjatë viteve është arritur përparim i caktuar, megjithatë mbeten disa hapa të konsiderueshëm të cilët duhet të vendosen.

Ajo thotë se korrupsioni mbetet problem kryesor për qytetarët si dhe pengesë kryesore për qasjen drejt shërbimeve cilësore dhe publike, eurointegrimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të shtetit.

Ajo konsideron se interesi afatgjatë i qytetarëve duhet t'i mbisundojë interesat afatshkurte dhe perosnale të individëve. Lufta kundër korrupsionit, nënvizoi, kërkoi ndjekje adekuate, resurse shtesë - financiare, teknike dhe njerëzore, në mënyrë që institucionet të mund t'i implementojnë mekanizmat kontrollues.

Në ngjarjen që sot u mbajt në Kuvend me rastin e Ditës ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit, foli edhe kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, e cila porositi se së bashku kemi fuqi të ndërtojmë shoqëri, në të cilën korrupsioni nuk ka vend, ku resurset janë të kahëzuara drejt të mirës së të gjithë qytetarëve dhe ku secili ka mundësi të barabartë për përparim.

Ajo tha se nevojitet të bashkohemi dhe veprojmë së bashku, në mënyrë individuale, institucionale dhe në të gjitha nivelet e pushtetit.

Fjalim pati edhe kryetari i Kuvendit, Afrim gashi, i cili nënvizoi se korrupsioni mbetet sfidë e madhe për secilën shoqëri dhe shtet. Ai potencoi se lufta kundër tij duhet të jetë e përbashkët. ab/

Foto: МIА, printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR