• e diel, 24 nëntor 2024

Korriku mbi mesataren i ngrohtë, temperatura maksimale më e larta 42,1 gradë

Korriku mbi mesataren i ngrohtë, temperatura maksimale më e larta 42,1 gradë

Shkup, 4 gusht 2023 (MIA) - Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në vend, korriku i vitit 2023 ka qenë muaj mjaft i ngrohtë dhe mesatarisht i lagësht në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare, me përjashtim të Mavrovës dhe Strumicës.

Sipas DPHM-së, temperatura mesatare e mesmuajit varioi nga 18,2 gradë në Lazaropole deri në 28,2 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të korrikut, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte 1,6 gradë mbi mesataren e vendit.

Temperatura mesatare maksimale varioi nga 25,7 gradë në Lazaropole deri në 35,9 në Gjevgjeli. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 22 korrik në Gjevgjeli dhe ka qenë 42,1 gradë. Një dukuri karakteristike është periudha e zgjatur, nga data 12 deri në 26 korrik, me temperatura maksimale mbi planin 90-të përqindësh 1961/90, përkatësisht depërtimi i valëve të të nxehtit intensiv.

Temperatura mesatare minimale varioi nga 11 gradë në Lazaropole deri në 20,1 në Gjevgjeli. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë më 28 korrik dhe ka qenë 4,3 gradë.

Në korrik 2023, sasia mujore e reshjeve në vend varioi nga 20 milimetra në Ohër deri në 114,7 në Mavrovë. Reshjet ishin nga shiu dhe breshri. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 63,5 milimetra është regjistruar në Strumicë më datëb 6 të muajit. Krahasuar me mesataren shumëvjeçare të korrikut (1991-2020), totali i reshjeve të matura mujore ishte shtatë milimetra mbi mesataren mbarëkombëtare. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR