• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Korridori 8 është projekt strategjik, deputetët ta votojnë ligjin për ndërtim të plotë të rrugës së shpejtë Rankovc - Kriva Pallankë, porositën Xhaferi, Boçvarski, Nikollovski dhe Rrustemi

Korridori 8 është projekt strategjik, deputetët ta votojnë ligjin për ndërtim të plotë të rrugës së shpejtë Rankovc - Kriva Pallankë, porositën Xhaferi, Boçvarski, Nikollovski dhe Rrustemi

Rankovc, 8 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, së bashku me minsitrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi, sot kontrolluan ndërtimin e rrugës së shpejtë Rankovc - Kriva Pallankë dhe i bënë thirrje Luvendit ta votojnë ligjin për grant të mjeteve dhe për detyrim, në mënyrë që të mund të lirohen mjetet dhe me kohë të kryhet ndërtimi i këtij aksi.

Kjo rrugë e shpejtë e cila është nhë gjatësi prej 25,5 kilometrave ndërtohet në dy faza dhe pritet të përfuindohet deri në fund të këtij viti.

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi, theksoi se projekti për ndërtim të drejtimit rrugor Rankovc - Kriva Pallankë ka histori të çuditshme në kuptimin e fillimit, ndërprerjes së punëve e më pas, vazhdimit të kryerjes së punëve.

"Kryesit e mëparshëm hoqën dorë nga projekti sepse nuk mund t'i plotësonin kushtet e marrëveshjes e cila edhe ishte ndërprerë puna me ta. Pas rekomandimit të Bankës botërore është rishpallur konkursi publik. Shpallje e re, kryes i ri dhe punët shkojnë sipas planifikimit. Është paraparë deri në fund të majit të kryhen gjërat. por sipas asaj që është thënë edhe nga institucionet shtetërore edhe nga rkyesit, afati është i lidhur me Ligjin i cili ndodhet në Kuvend", deklaroi Xhaferi.

Xhaferi u bëri thirrje deputetëve për miraitm të Ligjit, i cili, siç theksoi, një pjesë është kredi, ndërsa pjesa tjetër është grant.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Boçvarski, gjithashtu, u bëri thirrje të gjithë deputetëve ta votojnë ligjin për grant të mjeteve dhe për detyrim me qëllim që rruga e shpejtë Rnakovc-Kriva Pallankë të përfundohet.

Boçvarski gjithashtu bëri thirrje të mos keqpërdoret për politikë ditore ky aks rrugor, i cili është pjesë e korridoreve kryesore evropiane.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski tha se të gjithë të cilët janë nga ky rajon, e dinë shumë mirë se sa është lënë pas dore verilindja, por edhe sa kanë luftuar çdo ditë gjatë këtyre viteve, të zhvillohet dhe të ketë ekspanzion ndërtimore si sot.

Drejtori Rrustemi në fjalimin e tij theksoi se NP për rrugë shtetërore vazhdon të punojë në të gjitha projektet kapitale dhe t'i prëforcojë aktivitetet në terren siç fillon sezoni ndërtimor. ab/

Foto: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

QËNDRONI TË LIDHUR