Koreja e Veriut: Izraeli kreu krime lufte në Gaza nën patronazhin e SHBA-së
- Koreja e Veriut ka akuzuar Izraelin për bombardimet në spitalin e Rripit të Gazës më 17 tetor, duke thënë se me këtë ka kryer krime lufte "nën patronazhin e hapur të SHBA-së", kanë njoftuar mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 11:11, 26 tetor, 2023
Phenian, 26 tetor 2023 (MIA) - Koreja e Veriut ka akuzuar Izraelin për bombardimet në spitalin e Rripit të Gazës më 17 tetor, duke thënë se me këtë ka kryer krime lufte "nën patronazhin e hapur të SHBA-së", kanë njoftuar mediat britanike.
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore koreane e lajmeve KCNA, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Phenianit akuzoi gjithashtu SHBA-në se "i ka dhënë Izraelit dritën jeshile për të vrarë palestinezët pa asnjë kujdes" duke e furnizuar atë me armë dhe mbështetje ushtarake, duke përfshirë vendosjen e aeroplanmbajtësve në Lindjen e Mesme.
"Kjo tregon se SHBA është bashkëpjesëmarrës në ndihmën dhe ka nxitur gjenocidin e kryer nga Izraeli", tha zëdhënësi.
Në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk është theksuar asnjë provë për këto pretendime, theksojnë mediat britanike. rq/
Foto: arkivi i MIA-s