• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kop: Nuk do të ketë veto të re, ndryshimet kushtetuese janë gananci për fillimin e negociatave

Kop: Nuk do të ketë veto të re, ndryshimet kushtetuese janë gananci për fillimin e negociatave

Shkup, 28 maj 2023 (MIA) - Ndryshimi i Preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut është garanci për fillimin e fazës së re të procesit negociatues të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, siguron ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vend, Dirk Jan Kop.

"Faza e dytë do të fillojë në momentin kur Maqedonia e Veriut ndryshon Preambulën në Kushtetutë për të përfshirë pakicën bullgare, së bashku me shtatë bashkësitë etnike të përmendura tashmë në Kushtetutë. Në konkluzionet e Këshillit, korrikun e kaluar thuhet qartë se sapo Maqedonia e Veriut të miratojë ndryshimet kushtetuese, faza e dytë do të fillojë menjëherë pa ndonjë vendim tjetër politik. Do të thotë, po, ndryshimi i Preambulës në Kushtetutë garanton fillimin e një faze të re. Kjo është automatike", thotë ambasadori Kop në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Edhe krahas kërcënimeve nga Bullgaria për veto të re, ambasadori Kop siguron se kjo nuk do të ndodhë, por megjithatë shton se çështja dypalëshe nuk duhet të përdoret si justifikim për mospërfundimin e reformave.

“Situata në sistemin e drejtësisë është e dhimbshme për t'u parë dhe në vend të progresit shohim një përkeqësim të situatës me korrupsionin”, thotë ambasadori Kop.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës paralajmëron se përdorimi i flamurit evropian për ligjet "Behtel dhe Enka" mund të ketë pasoja në procesin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian, sepse në këtë rast nuk bëhet fjalë për harmonizim me legjislacionin evropian. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR