• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Konvikti shtetëror i studentëve "Shkupi" i ktheu çmimet për akomodim dhe ushqim të studentëve

Konvikti shtetëror i studentëve

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Konvikti shtetëror i studentëve "Shkupi" - në Shkup në mbledhjen e sotme të Bordit Drejtues, pas koordinimit paraprak me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe ministrin Jeton Shaqiri mori vendim për kthimin e çmimeve për akomodim dhe ushqim të studentëve. 

"Kthimi i çmimeve për akomodim dhe ushqim të studentëve, gjegjësisht çmimi prej 3.945,00 denarë kthehet në 3.645,00 denarë, njëjtë si vitet e kaluara. Theksojmë se gjatë rritjes së çmimeve për akomodim dhe ushqim janë marrë parasysh të gjitha shpenzimet në KSHS 'Shkupi' të cilat janë dukshëm më të mëdha dhe nuk është shkelur asnjë procedurë", theksohet në kumtesën e Konviktit htetëror të studentëve "Shkupi". 

Siç bëhet e ditur, vendimi që të kthehen çmimet e vjetra është marrë pas reagimit të studentëve për çmimet e rritura, ndërsa në mënyrë shtesë do të kërkohet zgjidhje për funksionim normal të konvikteve të studentëve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR