Kontroll aksional në objekte gastronomike në Shkup, shërbehen me alkool persona të mitur, persona për sigurim pa licena
- Nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, dje në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 04:00, realizuan kontrollim aksional në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup.
- Post By Besnik Shuki
- 14:14, 25 mars, 2023
Shkup, 25 mars 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Shkup së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, dje në harkun kohor nga ora 23:00 deri më 04:00, realizuan kontrollim aksional në objekte gastronomike në territorin e SPB Shkup.
"Gjatë kontrollit të pranishëm kanë qenë gjashtë të mitur të cilët kanë konsumuar alkool. Personat janë arrestuar, kurse kundër personit përgjegjës do të ndrmerren masa në bashkveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut. Poashtu janë konstatuar edhe dy kundërvajtje sipas Ligjit për sigurim privat, për mosposedim të licencës për person i angazhuar si person për sigurim", kumtoi MPB,
Inspektorët kanë konstatuar edhe kundërvajtje për mosdhënie të faturave fiskale, si dhe shkeljen e Ligjit për konsumimin e duhanit. bsh/
Foto: MIA Arkiv