• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kontrolle të importeve të frutave dhe perimeve në Tregun me shumicë "Kvantashki" në Shkup, Strumicë, Dibër...

Kontrolle të importeve të frutave dhe perimeve në Tregun me shumicë

Shkup, 8 prill 2023 (MIA) - Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) që nga mëngjesi ka zhvilluar aksion për kontrollin e importuesve të frutave dhe perimeve në mbarë vendin në koordinim me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Produktet janë nën kontroll pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të frutave dhe perimeve.

"Me aksionin janë përfshirë importuesit e fruta - perimeve në Shkup, është futur edhe në tregun "Kvantashki", ndërsa kontrolle janë bërë edhe te importuesit me shumicë në Strumicë, Dibër dhe qytete të tjera, ka konfirmuar për MPB-në drejtori i ISHT-së, Goran Trajkovski.

Më shumë se 30 inspektorë nga ISHT janë në terren.

Trajkovski paralajmëroi se aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë ditës, por se të hënën do të publikohen informacione të përmbledhura për rezultatin, prej kur, siç thekson, do të vazhdojnë të bëhen kontrolle të vazhdueshme, sikur në periudhën e kaluar.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur dje se në seancën e Qeverisë të martën do të rishikohet një pjesë e çmimeve të ngrira të frutave dhe perimeve, duke thënë se do të vazhdojnë kontrollet se si janë bërë importet në vendin tonë për të gjithë, importues të frutave dhe perimeve muajt e fundit.

"Drejtoria doganore, DAP, ISHT, Policia Financiare do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme për të mos dëmtuar Buxhetin, e me këtë edhe konsumatorët në vendin tonë", tha Bekteshi dhe njoftoi se do të pasojnë sanksione për të gjithë importuesit që kanë bërë importe dhe në të njëjtën kohë kanë dorëzuar fatura të rreme më të ulëta se ato reale.

Shmangia e tatimit mbi 10 mijë euro, theksoi ministri, është vepër penale dhe pres që Drejtoria doganore të veprojë sipas kompetencave të saj deri në fund.

Vendimi për ngrirjen e çmimeve të 11 llojeve të frutave dhe perimeve ka hyrë në fuqi që nga 5 prilli dhe duhet të zgjasë deri më 30 prill.

Sipas Bekteshit, me vendimin për rishikim të çmimeve, asnjë prej produkteve nuk do të ketë çmim më të lartë se 100 denarë për kilogram.

"Do të ketë një korrigjim të vogël vetëm në pjesën e domateve dhe trangujve për faktin se nuk ka më importe nga Turqia dhe Greqia ku ka një prodhim më të madh të këtyre produkteve. Në përgjithësi deri në fund të muajit importet bëhen nga Shqipëria dhe një pjesë e vogël nga Serbia, për faktin se këto produkte dalin në Shqipëri një muaj përpara", tha Bekteshi.

Në katër muajt e parë të vitit tek ne në përgjithësisht importojmë fruta dhe perime nga Turqia, Greqia, Shqipëria dhe Serbia. Me Serbinë dhe Shqipërinë që janë në CEFTA nuk kemi doganë, ndërsa me Greqinë dhe Turqinë ka, plus 5 për qind TVSH paguhet për frutat apo perimet e importuara. mb/

Foto: ISHT

QËNDRONI TË LIDHUR