• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kontrolle aksioni në objektet hotelierike në Shkup

Kontrolle aksioni në objektet hotelierike në Shkup
Shkup, 7 gusht 2022 (MIA) – Në kuadër të projektit "Verë e sigurt 2022", policia në periudhë nga ora 00:00 deri në orën 02:00 zbatoi kontroll aksional në më shumë objekte hotelierike në Shkup. "Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik janë hasur pesë minorenë pas mesnate. Pas dokumentimit të rastit kundër personave dhe subjekteve juridike do të shtrohen parashtresa përkatëse", informoi Ministria e Punëve të Brendshme. Njëherësh, nga MPB shtojnë se nga përfaqësuesit e Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë konstatuar shkelje në objektet e kontrolluara për çka do të shqptohen sanksione përkatëse.

QËNDRONI TË LIDHUR