• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kontroll të jashtëzakonshëm inspektues kryen ISHSSH në Klinikën e fëmijëve për rastin me foshnjen e vdekur

Kontroll të jashtëzakonshëm inspektues kryen ISHSSH në Klinikën e fëmijëve për rastin me foshnjen e vdekur

Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Kontroll të jashtëzakonshëm inspektues sot kryen ISHSSH në Klinikën e fëmijëve për rastin me foshnjën shtatëmuajshe të vdekur, konfirmoi drejtori i Inspektoratit në një deklaratë për mediat, Kiril Lazov.

"Po, gjatë ditës së sotme kam lëshuar urdhër për inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën për sëmundje të fëmijëve me dijeninë e foshnjës së vdekur shtatë muajshe, e cila sipas deklaratës së drejtorit aktual është sjellë me dëmtime të rënda në disa organe. Pas konstatimit të gjendjes faktike, në pjesën e pranimit, në atë të ofrimit të kujdesit shëndetësor, si dhe regjistrimit, supozojmë se gjatë ditës së nesërme do të dalim me të dhëna më konkrete", sqaroi drejtori.

Ai tha se inspektime të jashtëzakonshme po bëhen edhe në klinikat tjera në kuadër të Qendrës Klinike Nënë Tereza në Shkup. sa/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR