• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Konstatohen parregullsi te gjashtë tatimpagues në komunën e Vinicës

Konstatohen parregullsi te gjashtë tatimpagues në komunën e Vinicës

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Te gjashtë tatimpagues në territorin e komunës së Vinicës janë konstatuar parregullsi, kumtoi sot pasdite Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP).

Nga aty informojmë se fundjavën e kaluar janë kryer 18 kontrolle për fiskalizim konform Ligjit për regjistrimin e qarkullimit të parave të gatshme në territorin e komunave të Vinicës dhe Sveti Nikollës.

Njëherësh, te dy tatimpagues në territorin e komunës së Vinicës janë konstatuar se kanë kryer parregullsi për shkak të mos lëshimit të llogarive fiskale, ndërsa te katër persona fizikë janë konstatuar se kryejnë veprimtari të paregjistruar ku më pas në rrugë zyrtare janë përcjellë te Inspektorati Shtetëror i Tregut në procedurë të mëtejshme. Në Sveti Nikollë nuk janë konstatuar parregullsi.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR