• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konsorciumi "Behtel dhe Enka" organizon "Panair për Punësim"

Konsorciumi

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - "Panair për Punësim" organizon konsorciumi "Behtel dhe Enka" e cila i ndërton Korridoret 8 dhe 10d, informon zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.

"Ne po ndërtojmë për gjeneratat e reja infrastrukturë moderne që lidh rajonin me Evropën dhe zhvillon ekonominë e vendit tonë. Kam kënaqësinë t'ju informoj se konsorciumi "Behtel dhe Enka" që po ndërton Korridorin 8 dhe 10d, këtë javë organizon "Panairin për Punësim". Të gjithë të interesuarit për punë do të kenë mundësinë të mësojnë për mundësitë që ofron ky konsorcium gjatë ndërtimit të seksioneve autostradë të Korridoreve në pesë vitet e ardhshme", shkruan në profilin e Grubit në Fejsbuk, i cili është koordinator për ndërtimin e korridoreve.

"Panairi për punësim" do të mbahet nesër me filim në ora 16:00, në Agjencinë për Punësim në Gostivar, ndërsa pastaj do të vazhdojë me prezantim edhe në qytetet tjera. sa/

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR