• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Konsorciumi Behtel dhe Enka mbajti një panair pune në Manastir

Konsorciumi Behtel dhe Enka mbajti një panair pune në Manastir

Manastir, 7 shtator 2023 (MIA) - Konsorciumi Behtel dhe Enka mbajti një Panair për punësim dhe u bëri thirrje banorëve të Manastirit të paraqiten për angazhim në ndërtimin e autostradës së re që do t'i lidhë Manastirin dhe Prilepin.

Në manifestimin promovues, në prani të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, menaxheri projektues i Behtek dhe Enka, Xhosh Beker, shpalli fushatën për punësime të reja në kompani.

"Po fillojmë një fushatë punësimi dhe deri në fund të vitit të ardhshëm planifikojmë të punësojmë rreth 2000 persona. Deri më tani kemi punësuar 250 persona. Për punësim do të ketë shumë mundësi me shumë pozicione. Aplikimet mund të dorëzohen në Agjencinë e Punësimit ose onlajn. Ne duam punësim që të mund të punojmë së bashku për një Maqedoni të Veriut më të bukur", tha Beker.

Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, konsorciumi Behtel dhe Enka është një kontraktues i fuqishëm nga i cili mund të mësohet, ndërsa njohuritë e reja t'i zbatojë veprimtaria e Maqedonisë.

"Pas 32 vitesh po flasim për ndërtimin e autostradës, të cilën e presin banorët e Manastirit. Ne kemi kontraktorin më të fortë, që është konsorciumi Behtel dhe Enka, nga i cili mund të mësojmë shumë dhe më vonë t'i transferojmë ato njohuri në veprimtarinë tonë. Behtel dhe Enka punuan në rajon, Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, dhe kompanitë e Maqedonisë bashkëpunuan me Behtel dhe Enka kudo. Ftoj të gjitha profilet të aplikojnë sepse mund të jenë të dobishme për ndërtimin e infrastrukturës në rajonin e Pellagonisë", tha ministri Boçvarski.

Në ngjarjen promovuese në Manastir, drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, kujtoi aktivitetet e realizuara deri më tani që janë në funksion në korridoret 8 dhe 10-d.

"Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Behtel dhe Enka për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-d, jemi duke punuar intensivisht në katër aktivitete. Kërkimet gjeomekanike janë në fund, kemi zgjedhur planifikues, projektet urbanistike janë drejt përfundimit, ndërsa presim shumë shpejtë  nga Qeveria të marrim lejet e nevojshme për ndërtim. Apeloj tek banorët e Manastirit që të paraqiten në thirrjen e hapur për punësim në Behtel dhe Enka sepse qëllimi i Qeverisë, i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe i NP për Rrugë Shtetërore është 51 për qind e kapaciteteve në këtë projekt të jenë nga shteti. Ftoj qytetarët që të aplikojnë për punësim, ndërsa kompanitë të bëjnë thirrje për angazhime për të punësuar sa më shumë punëtorë në këtë projekt", theksoi Rustemi.

Panairi për punësim dhe angazhimi në projektin Behtel dhe Enka që realizohet në vend, përveç në Tetovë, Gostivar dhe Manastir, së shpejti do të mbahet edhe në Prilep. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR