• e enjte, 18 korrik 2024

Konkurse për bursa për studime të magjistraturës dhe doktoraturës për vitin 2023/2024

Konkurse për bursa për studime të magjistraturës  dhe doktoraturës për vitin 2023/2024

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) -  Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të dytë dhe të tretë për vitin akademik 2023-2024.

Sipas konkurseve të cilat MASH-i i publikoi në faqen e internetit, për studime të magjistraturës janë paraparë 50 bursa (40 për shkenca natyrore-matematikore ose tekniko-teknologjike dhe 10 për shkenca shoqërore) në vlerë prej 9.000 denarë në kohëzgjatje prej nëntë muaj. 

Për studimet e doktoraturës do të ndahen 15 bursa në vlerë prej 18.000 denarë në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

 Konkurset për bursa për ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve do të zgjasin deri në plotësimin e numrit të përgjithshlm të bursave të parapara.

Në konkurset e shpallura janë theksuar kushtet të cilat kandidatët duhet t'i plotësojnë.   dokumentet e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit, dhe është  në dispozicion aplikimi elektronik për bursat përkatëse. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR