• e enjte, 18 korrik 2024

Konkurs për ndarjen e 135 bursave për studentë të rregullt romë

Konkurs për ndarjen e 135 bursave për studentë të rregullt romë

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot publikoi Konkurs për ndarjen e 135 bursave për studentë të rregullt romë të regjistruar në studimet nga cikli i parë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në shtet, për vitin shkollor 2023/2024. 

Bursa është në vlerë prej 6.000 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë një viti akademik. Studentët të cilët i përmbushin kushtet të cilat janë theksuar në konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe ta vendosin dokumentacionin adekuat në portalin e-uslugi.mon.gov.mk nga 25 tetori i vitit 2023.

Të drejtë për këtë bursë kanë studentët e regjistruar në studimet deridiplomike të cilët janë pjesëtarë të bashkësisë etnike rome dhe shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilët nuk janë shfrytëzues të bursës nga institucione të tjera, institucione ose kompani. 

Përparësi gjatë përzgjedhjes do të kenë studentët romë të cilët studiojnë në fakultetet publike ose private të cilët edukojnë kuadër mësimor.

Studentët të cilët në vitin akademik 2022/2023 ishin shfrytëzues të bursës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa nuk kanë regjistruar semestër të ardhshëm ose vit më të lartë akademik, nuk kanë të drejtë të bursës në vitin akademik 2023/2024.

Konkurs  janë theksuar kriteret për aplikim dhe dokumentet të cilat kandidatët duhet t'i dorëzojnë me fletëpaqitjen. fc/ 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR