• e premte, 27 dhjetor 2024

Kongresi amerikan ka katër ditë për të miratuar financimin e qeverisë

Kongresi amerikan ka katër ditë për të miratuar financimin e qeverisë

Uashington, 28 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Dhomës përfaqësuese të republikanëve, Kevin Mekarti, e hodhi poshtë projekt-ligjin për financim të përkohshëm të Qeverisë i cili është në procedurë në Senat, me të cilën Uashingtoni është një hap më afër mbylljes së katërt të pjesshme të qeverisë në një dekadë, me vetëm katër ditë të mbetura.

Kjo do të çonte në pezullimin e qindra mijë të punësuarve në agjencitë qeveritare dhe shumë shërbime qeveritare, nga shpallja e treguesve ekonomik deri te subvencionet për ushqim, ndërsa Kongresi nuk e miratoi propozim-ligjin për financim qeveritar që duhet të nënshkruhet nga presidenti Xho Bajden në fund të procesit.

Sipas planit të Senatit, Qeveria do të financohet deri më 17 nëntor për t'u dhënë deputetëve më shumë kohë të dakordohen për financimin e gjithë vitit fiskal që fillon më 1 tetor.

"Nuk shoh mbështetje në Dhomë për planin e Senatit", tha Mekarti, edhe pse propozim-ligji  ka mbështetje nga republikanët në Senat, duke e përfshirë edhe liderin e tyre Mekonel.

Kryetari, shtoi Mekarti, duhet të përfshihet dhe të bëjë diçka, ose qeveria do të mbyllet.

Republikanët e ekstremit të djathtë në Dhomën përfaqësuese janë veçanërisht kundër planit të Senatit për të siguruar ndihmë prej 6,1 miliardë dollarë për Ukrainën. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR