• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Konfiskohen stoli ari me vlerë prej 4 milionë denarëve në VK Bogorodicë

Konfiskohen stoli ari me vlerë prej 4 milionë denarëve në VK Bogorodicë

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Më shumë se një kilogram stoli ari në vlerë prej 4 milionë denarë, janë konfiskuar nga ana e doganierëve në hyrje të vendkalimit kufitar Bogorodicë, me çka është penguar edhe tentimi për të shmangur pagesën e taksës së importit në vlerë prej një milion denarë.

Siç njoftoi sot Drejtoria doganore, floriri është zbuluar gjatë kontrollit personal të një udhëtari, i cili ka tentuar t'i fshehë bizhuteritë brenda pantallonave dhe të brendshmeve që mbante. I njëjti ishte i paketuar në katër çanta, në të cilat ka pasur 60 zinxhirl, 13 unaza, 128 vathë dhe 48 byzylykë.

Ari do t'i dorëzohet Bankës Popullore, ndërsa kundër udhëtat do të ngrihet kallëzim penal. qa/

Fotoë Drejtoria doganore

QËNDRONI TË LIDHUR