• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konfirmohet teksti i propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim dhe koordinim të kërkim-shpëtimit në fushën e aviacionit

Konfirmohet teksti i propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim dhe koordinim të kërkim-shpëtimit në fushën e aviacionit

Shkup, 29 gusht 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e konfirmoi tekstin e propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Qeverisë së Republikës së Bullgarisë dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Qeverisë së Hungarisë, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë, Qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunim dhe koordinim për kërkim-shpëtim në fushën e aviacionit, nënshkruar më 22 shkurt 2023, në Ohër.

Me marrëveshjen, siç informohet nga shërbimi për shtyp qeveritar, konfirmohet një kornizë për bashkëpunimin ndërmjet palëve nënshkruese në zbatimin e aktiviteteve të kërkim-shpëtimit në aviacionin civil dhe parashikon përgjegjësitë e tyre të ndryshme, në mënyrë që të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të përcaktuara në standarde dhe praktikat e rekomanduara të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil - ICAO.

Qëllimi i Marrëveshjes është që të gjitha vendet nënshkruese, në përputhje me detyrimet e përcaktuara në aneksin e ICAO, të angazhohen për bashkëpunim të ndërsjellë në zbatimin e aktiviteteve të kërkim-shpëtimit në aviacion. Gjithashtu, kjo Marrëveshje duhet të ofrojë bazë ligjore për nënshkrimin e marrëveshjeve operative dypalëshe ndërmjet shërbimeve të kërkim-shpëtimit të vendeve fqinje, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit, ndihmës reciproke dhe shfrytëzimit më racional të burimeve në dispozicion për kërkim-shpëtim", thonë nga Qeveria. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR