• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Konfirmohet angazhimi për avancimin e bashkëpunimit ushtarak të takimeve në kuadër të vizitës së gjeneralit Gjurçinovski në Shqipëri

Konfirmohet angazhimi për avancimin e bashkëpunimit ushtarak të takimeve në kuadër të vizitës së gjeneralit Gjurçinovski në Shqipëri

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Shefi i Shatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, gjatë ditës së sotme në Tiranë realizoi takime të nivelit të lartë dhe nivelit shtetëror, në të cilat u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë ushtarak.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, pas pranimit me nderime të larta ushtarake, në Shtatmadhorinë e Forcave të armatosura dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, gjenerali Gjurqinovski kishte takime të ndara me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura shqiptare, gjeneralin e brigadës Arben Kinji, si dhe me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në takimin mes shefave të shtatmadhorive janë përfshirë disa çështje mes të cilëve: avancimi i bashkëpunimit ushtarak përmes aktiviteteve të përbashkëta, pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare, sfidat aktuale të sigurisë, mësimet e nxjerra nga situata aktuale e sigurisë e shkaktuar nga agresioni mbi Ukrainën, si dhe përdorimin e kapaciteteve ushtarake në dispozicion të të dy vendeve. 

Bashkëpunimi i ndërsjellë ushtarak dhe promovimi i tij si faktor i rëndësishëm për sigurinë në nivel rajonal dhe më gjerë ishte temë e bisedës gjatë takimit të gjeneralit Gjurçinovski me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Gjatë bisedimeve, gjenerali Gjurçinovski e theksoi rolin e bashkëpunimit të ndërsjellë ushtarak në forcimin e sigurisë në rajon, por edhe më gjerë me pjesëmarrjen dhe kontributin tonë në aktivitetet e NATO-s për prani të përforcuar dhe të zgjeruar. Njëkohësisht konfirmohet përkushtimi për përmirësimin e vazhdueshëm të tij", thuhet në komunikatë.

Pas takimit në Shtatmadhorinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Gjurçinovski gjatë ditës do të takohet edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Delegacioni ushtarak gjatë ditës e vizitoi komandën e ushtrisë tokësore, ku përveç takimit me komandantin, gjeneral brigade Ilir Çebexhija, u njohën edhe me misionin, detyrat dhe kapacitetet e Forcave tokësore të Forcave të armatosura të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë delegacionit iu prezantua një pjesë e armatimit, pajisjeve dhe mjeteve me të cilat është pajisur grupi i batalionit të lehtë të këmbësorisë.

Një njësi nga Forcat e armatosura të Shqipërisë do të marrë pjesë edhe në stërvitjen e ardhshme “Immidiate Response 23”, e cila do të mbahet në AP Krivollak dhe do të jetë stërvitja më e madhe e këtij viti në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR