• e shtunë, 23 nëntor 2024

Konferenca për e-tregti me më shumë se 700 mysafirë vendorë dhe të huaj

Konferenca për e-tregti me më shumë se 700 mysafirë vendorë dhe të huaj

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) – Nën moton „E-commerce: Untangling Potential”, sot në Operën dhe Baletin Kombëtar në Shkup do të mbahet edicioni i shtatë i Konferencës për e-tregti.

Ekspertë eminentë nga brendet e mëdha botërore TikTok, Open AI (kreatori i Çet XHPT), Klarna, Zalandë, Viza, por edhe përfaqësues të bizneseve më të suksesshme rajonale do të jenë pjesë e programit të paralajmëruar të cilët përmes ligjëratave, panel diskutimit dhe bisedimeve do t’i transmetojnë ekspertizat dhe përvojat e tyre nga sfera e e-tregtisë, inteligjencës artificiale, digjitalizimit dhe marketingut digjital.

Në konferencë është paralajmëruar edhe prani e më shumë se 700 mysafirëve – sipërmarrës të suksesshëm, e-tregtarë, drejtorë dhe menaxherë të kompanive dhe përfaqësues qeveritarë dhe joqeveritarë nga vendi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Bullgaria. 

Si pjesë e programit do të prezantohen njohuritë kyçe nga analiza me titull “Kontroll i E-Tregtisë në Ballkanin Perëndimor, viti 2024”, do të flitet edhe për sfidat e -tregtarëve lidhur me dorëzimin, mundësitë për e-pagesë, rritjen ndërkufitare dhe ndërkombëtare të bizneseve, dhe për marketingun dhe inteligjencën artificiale në e-tregti.

Siç është paralajmëruar, para të pranishmëve do të flasin ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ambasadorja gjermane Petra Dreksler, Maria Kanellopullu nga Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe kryetarja e Asociacionit për e-tregti Nina Angellovska Stankov. fc/

Fotografia: Pllakati

QËNDRONI TË LIDHUR