• e enjte, 26 dhjetor 2024

Konferenca "Ndikimi i të rinjve në krijimin e politikave të qëndrueshme”

Konferenca

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet Konferenca përfundimtare e projektit "Pjesëmarrja e të rinjve për zhvillim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të komunitetit" i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes IPA Programit për Mbështetje të rrjeteve dhe platformave për organizatat qytetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Siç njoftojnë nga Koalicioni i organizatave qytetare SEGA, qëllimi i ngjarjes do të jetë prezantimi i rezultateve të arritura me projektin, por gjithashtu do të diskutojnë përvojat dhe sfidat lokale drejt inkurajimit të ndikimit më të madh të të rinjve dhe sektorit të të rinjve në proceset e krijimit të politikës. 

Organizatorët njoftojnë se në konferencë do të mbajë fjalim Zoran Ilieski, drejtor i përgjithshëm i Koalicionit të organizatave të të rinjëve SEGA dhe Tim lideri i projektit Fatmir Sabriu, sekretar shtetëror në Ministrinë e Politikës Sociale, Demografi dhe Rini, Stefan Hudolin, udhëheqës i Departamentit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Orce Gjorgjievski, kryetar i Komunës së Kisella Vodës. 

Projekti zbatohet nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA në partneritet me SOS Fshati i fëmijëve Maqedonia e Veriut, Qendra Vullnetare dhe Asociacioni Forumi i Grave Tetovë. Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i cilësisë së zbatimit të politikave rinore bazuar në bashkëpunimin strukturor dhe pjesëmarrjen thelbësore të shoqërisë civile të rrjetëzuar. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR