• e shtunë, 23 nëntor 2024

Konferenca kombëtare "Rome e punësuar = Rome e pavarur"

Konferenca kombëtare

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Konferenca kombëtare "Rome e punësuar = Rome e pavarur" do të mbahet sot në Shkup, në organizim të HERA – Shoqatës për Edukim Shëndetësor, në kuadër të projektit "Rome e punësuar = Rome e pavarur".

Projekti mbështetet financiarisht nga fondacioni suedez Kvinna till Kvinna, qëllimi kryesor i të cilit është rritja afatgjate e pjesëmarrjes së grave rome në tregun e punës, përmes avancimit të politikave kombëtare dhe lokale për punësim.

Në konferencë, siç informuan nga HERA, është paraparë të merr pjesë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, drejtoresha programore e HERA-s Elizabeta Bozhinoska dhe u.d. drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Selatin Beluli. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR