• e diel, 06 tetor 2024

Konferenca e tretë ndërkombëtare "Përmirësimi i sigurisë në trafikun rrugor"

Konferenca e tretë ndërkombëtare

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Në organizim të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor (KRSKRR), sot në Shkup do të mbahet konferenca e tretë ndërkombëtare “Përmirësimi i sigurisë në trafikun rrugor”.

"Përmes prezantimeve të punimeve shkencore-profesionale dhe lituraturës profesionale, ekspertë të shumtë të njohur vendas dhe të huaj në fushën e trafikut do të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira në tema që përfshijnë sigurinë e trafikut dhe pjesëmarrësve në trafikun rrugor, inxhinierinë dhe projektimin e trafikut, sistemet intelegjente të transportit dhe teknologjitë e reja, politika dhe rregulloret e trafikut, bashkëpunimi nacional dhe ndërkombëtar dhe shumë tema të tjera që synojnë përmirësimin e sigurisë në trafikun rrugor", informojnë nga KRSKRR. ls/

Foto:KRSKRR

 

QËNDRONI TË LIDHUR