• e martë, 24 dhjetor 2024

Konferenca e dytë vjetore e AmÇam: Harmonizimi i bizneseve dhe qeverisë për një të ardhme digjitale të sigurt

Konferenca e dytë vjetore e AmÇam: Harmonizimi i bizneseve dhe qeverisë për një të ardhme digjitale të sigurt

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Shkëmbimi i ideve dhe praktikave për digjitalizim efikas dhe të sigurt të shërbimeve publike, me theks të fortë në rolet kyçe të biznesit dhe qeverisë në këtë proces, ishin në fokus të konferencës së dytë vjetore mbi digjitalizimin e organizuar nga Oda Ekonomike  Amerikane e Tregtisë në Maqedoninë e Veriut (AmÇam) e cila këtë vit u mbajt me titullin "Harmonizimi i bizneseve dhe qeverisë për një të ardhme të sigurt digjitale".

Siç njoftojnë nga AmÇam, konferenca në një vend i ka mbledhur sektorin e biznesit, përfaqësuesit qeveritar dhe ekspertët ndërkombëtar, me një qëllim të përbashkët - krijimi i një të ardhme digjitale e cila promovon rritje ekonomike dhe siguron siguri digjitale.

Në fjalët e tyre përshëndetëse, ministri për Transformim Digjital Stefan Andonovski, Nikoll Varns, zëvendësambasadori i SHBA-së në Maqedoninë e Veriut dhe Ivan Novakovski, nënkryetar i Bordit të drejtorëve të AmÇam, theksuan përpjekjet e përbashkëta për transformim të sigurt dhe të qëndrueshëm digjital, si një parakusht kyç për përparim ekonomik dhe konkurencë më të madhe të vendit në nivel global.

Folësi kryesor në konferencë, Troj Stovall, drejtor ekzekutiv i përgjithshëm i kompanisë TEDCO nga Merilend, SHBA, foli me temën: "Menaxhimi i së ardhmes: Transformimi Digjital për Rritjen Ekonomike". I ftuari ndau njohuri të vlefshme se si qeverisja proaktive mund të stimulojë rritjen ekonomike, të krijojë vende pune dhe të nxisë një shoqëri digjitale prosperitare. Duke vepruar kështu, ai theksoi sipërmarrjen, pra aplikimin e inovacioneve në treg, si bazë dhe shtytës të transformimit digjital. Në kontekstin e tregut të Maqedonisë, ai theksoi mundësitë që ofron sinergjia e sektorëve të ndryshëm, duke përmendur kombinimin e teknologjive kibernetike me bujqësinë si potencial të madh për shtetin.

Seria e diskutimeve filloi me një tryezë të rrumbullakët ku përfaqësuesit kryesorë të komunitetit të biznesit prezantuan prioritetet dhe kërkesat e tyre.

Prezantimi "Mjetet transformuese: Nëse është i lidhur, atëherë mbrohet" nga Aleksandar Pavloviq nga CISCO theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike në transformimin digjital.

Pas pushimit, Boris Koprivnikar nga Singular Consulting dhe Filomena Plakovska Asprovska diskutuan për kornizën rregullatore efektive.

Strategjitë e reja të sigurisë kibernetike ishin temë e dialogut midis Eva Snjeçovska dhe Maja Blazhetiq nga Palo Alto Networks, ndërsa paneli i fundit "Asnjë biznes nuk do të mbetet vetëm" u fokusua në mbështetjen e digjitalizimit për kompanitë e vogla dhe të mesme.

Oda ekonomike amerikane në Maqedoninë e Veriut është asociacioni  biznesit me më shumë se 140 anëtarë nga një shumëllojshmëri e gjerë biznesesh, nga ndërmarrjet e vogla dhe kompanitë vendore deri te investitorët e mëdhenj të huaj.

AmÇam në Maqedoninë e Veriut është anëtare e akredituar e Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i rrjetit të Odave Ekonomike të Amerikës në Evropë, organizatë e cila paraqet 49 Oda ekonomike amerikane nga 47 vende në Evropë dhe Euroazi. sa/

Foto: AmÇam

QËNDRONI TË LIDHUR