• e hënë, 08 korrik 2024

Konferenca "Administrimi cilësor i drejtësisë - Parakusht për rindërtim të besimit publik"

Konferenca

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Shoqata e gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup organizon konferencë gjyqtare vjetore me temë Administrim cilësor i drejtësisë - Parakusht për rindërtim të besimit publik" me rastin e Ditës së jurisprudencës.

Fjalime hyrëse në konferencë, siç është paralajmëruar do të ketë zëvendës-shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Suzan Penksa, kryetarja e Gjykastës Supreme të RMV-së, Besa Ademi, kryetarja e Këshillit Gjyqësor të RMV-së, Vesna Dameva dhe kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve të RMV-së, gjykatësi Xhemali Saiti.

Në kuadër të konferencë janë parashikuar edhe dy panel diskutime. Në panelin e parë diskutim me fillim në ora 10:50 kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva dhe Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme, do të flasin për procedurën për zgjedhje dhe avancim të gjyqtarëve, si dhe rolin e Këshillit gjyqësor gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve cilësor dhe Këshillit pranë Gjykatës Supreme si organ korrigjues ose formal i legjitimitetit të procedurës për zgjedhje, sfida dhe vlera.

Në panel diskutimin e dytë që duhet të fillojë në ora 13, gjyqtarja dhe anëtarja e Këshillit gjyqësor të RMV-së, Antoaneta Dimova, do të flasë për sistemin për zhvillim profesional të gjyqtarëve të mbazuar në merita, standarde sasiore dhe cilësore vis a vis autorizimeve diskrete

Këndvështrimet përfundimtare nga ngjarja në orën 15:00 do t'i japë, kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve, Xhemali Saiti.

Konferenca organizohet në kuadër të aktiviteteve të parashikuara nga programi vjetor i punës së Shoqatës së gjyqtarëve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR