• e shtunë, 23 nëntor 2024

Konferenca A5: Edukimi mediatik e përforcon rezistencën demokratike të shoqërisë nga ndikimet e dëmshme

Konferenca A5: Edukimi mediatik e përforcon rezistencën demokratike të shoqërisë nga ndikimet e dëmshme

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Edukimi mediatik e përforcon rezistencën demokratike të shoqërisë prej ndikimeve malinje, u potencua në Konferencën e sotme për komunikime strategjike "Edukimi mediatik dhe përballja me dezinformatat - gatishmëria e institucioneve për mbrojtje nga ndikime hibride" në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-së në vend në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me SHBA - Karta e Adriatikut.

Siç kumtoi MPJ, konferenca filloi me fjalimin hyrës të Sekretarit të Shtetit në MPJ, Filip Tosevski dhe të Augusta Filibin nga Ambasada e SHBA-së në Shkup. Në Konferencën në fjalë, në kuadër të tri sesioneve, me pjesëmarrjen e ekspertit të njohur amerikan Endi Karvin, përfaqësues i Departamentit të NATO-s për Diplomaci Publike, si dhe ekspertëve të shumtë vendas me renome, përfaqësuesve të vendeve anëtare dhe vëzhguesve të SHBA-Karta e Adriatikut, organizatat mediatike dhe shoqëria civile debatuan dhe shkëmbyen mendimet dhe praktikat më të mira për ballafaqimin me kërcënimet hibride dhe dezinformimin.

"Rëndësia e edukimit mediatik u theksua veçanërisht si një nga mjetet që përmes sistemit arsimor kontribuon në ndërtimin e një shoqërie me qytetarë që janë në gjendje të mendojnë në mënyrë kritike, të analizojnë dhe vlerësojnë informacionin që u shërbehet dhe në këtë mënyrë të forcojë rezistencën demokratike të shoqërisë ndaj ndikimeve të ndryshme malinje" qëndron në kumtesë.

 

Ministria e Punëve të Jashtme, shtohet, do të vazhdojë me aktivitetet për ngritjen e vetëdijes për ekzistimin e rrezikut, por njëkohësisht tregon gatishmërinë dhe vullnetin e saj për ballafaqimin me të gjitha sfidat që dalin nga kërcënimet hibride.

Në janar të vitit 2023, Maqedonia e Veriut mori kryesimin me SHBA-Karta e Adriatikut, kur edhe po shënohet njëzet vjetori i nënshkrimit të saj.

Foto: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR